Createa free cards
Searchmade ecards
Wishesbase wishlist

LETËR FALENDERIMI

LETËR FALENDERIMI
Create a similar
Send a card
The content of the card
LETËR FALENDERIMI!

I dashuri Anid,

Së pari, mbi gjithçka, ju uroj shëndet dhe jetëgjatësi. Kur i ke këto të dyja, ke gjithçka.

Përmes kësaj letre unë ju falenderoj për çdo moment që kaluat në këtë cikël të shkollimit.

Si çdo fillim ka edhe mbarim,
ishte shtatori i vitit 2019 kur unë si kujdestar ju mora për të vazhduar bashkë me ju një rrugëtim të ri të cilit i erdhi fundi si proces, por për të vazhduar drejt synimeve e sukseseve të reja që keni para jush.

Kisha fatin të isha kujdestar i juaj gjatë këtij rrugëtimi, për të cilin ju falenderoj për çdo gjë që na keni dhuruar gjatë këtyre viteve, për sjelljet dhe diciplinën e treguar, suksesin e arritur, emocionet e dhuruara, për të cilin jam krenar që isha me ju si kujdestar dhe si mësimdhënës i juaji.

Shijoni dhe jetoni me emocion çdo sekond e minutë që kalon, pasi ato nuk kthehen sikur edhe të jepni gjithçka nga vetja, vlerësoni gjërat e vogla e përpiquni t'i bëni të tjerët të ndiheni si ju. Mos u dëshproni asnjëherë nga ndonjë dështim apo mos sukses, besoni në vete dhe tejkaloni çdo vështirësi së bashku me familje dhe shoqërinë që keni.

Ju keni çdo gjë në dorën tuaj, të ndryshoni e të intervenoni aty ku duhet, të vazhdoni të arrini suksese në rrugëtimin e ri që ju pret në jetë, siç keni arritur deri këtu, besoni në vetën tuaj, e potencialin që keni, e mos u dorëzoni në asnjë moment. Largohuni nga rrugët e këqija në rast se ballafaqoheni gjatë rrugëtimit tuaj të ardhshëm.

Vlerësoni dhe çmoni çdo person me të cilin takoheni gjatë rrugëtimit të ri, respektoni dhe duani pa kushte!

Ju uroj gjithë të mirat e kësaj bote!

Do t'më mungoni!

Çdo të mirë!

Kujdestari, Ardit Ajvazi

Qershor 2023, Prishtinë, Kosovë

P.S: Të bashkangjitur gjeni disa nga momentet më të bukura të këtij rrugëtimi përmes fotografive!
Similar cards
Inspirations
KAZI TAUHIDA AKHTERAtul
 and
 Bhavna
 
 On ThursdayAnkur cordially invites you to be a part of this exuberant Afternoon to CelebratePUNAMBHAI & GITABEN330 pm Onwards 
 MuhurthamWe Cordially Invite You & Your Family To Attend The Roka Ceremony Of Our Loving Daughter
Statistics Created today: 1 Created yesterday: 56 Created 7 days: 378 Created 30 days: 2250 All ecards: 324864
Copyright by CreateGreetingCards.eu